AKTUALITET, 11 Maj 2019, 19:33

VIDEO/ Hyrja e Kryeministrisë në flakë

VIDEO/ Hyrja e Kryeministrisë në flakë

Ka nisur menjëherë me tension protesta e opozitës. Protestuesit kanë hedhur bomba molotov.

Hyrja e kryeministrisë është në flakë, kurse protestuesit kanë arritur të çajnë kordonin policor për një moment.

Por drejtues të opozitës u kanë dalë atyre përpara duke i frenuar.

Edhe në ballkonet e Kryesisë janë hedhur lëndë djegëse dhe dy institucionet e rëndësishme shihen në flakë e tym të zi. Vazhdimisht drejt Kryeministrisë hidhen lëndë djegëse dhe dëgjohen lëndë plasëse.