AKTUALITET, 27 Qershor 2018, 15:48

Ishte duke punuar, rrëzohet nga kati i tretë i pallatit dhe gjen vdekjen i moshuari

Ishte duke punuar, rrëzohet nga kati i tretë i pallatit dhe gjen
Një 67-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga kati i tretë i një pallati. Ngjarja e rëndë ndodhi në Shkodër.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i moshuari Andrea Martini ishte duke punuar, ndërsa ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.