AKTUALITET, 27 Qershor 2018, 13:47

FOTO/ Trafikantët ‘braktisin’ drogën buzë liqenit të Shkodrës, dyshohet se do dërgohej në Mal të Zi

Një sasi droge është gjendur ditën e sotme në bregun e liqenit të Shkodrës.

Policia raporton se sasia e hashashit, e cila nuk bëhet ende e ditur, është gjetur në vendin e quajtur vija e Vrakës në breg të liqenit.

Nga raportimet e para thuhet se trafikantët e kanë lënë aty drogën për arsye ende të paditura.

Në vendin e ngjarjes ndodhen tashmë forcat e policisë. Nuk ka ende persona të dyshuar ndërsa dyshohet se sasia e hashashit mund të transportohej drejt Malit të Zi.