TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i është përgjigjur akuzave të opozitës se Këshilli i Evropës refuzoi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë për shkak të qeverisë se nuk ka plotësuar kushtet.
Përmes një postimi në Facebook, Ditmir Bushati thotë se vendet anëtare skicojnë rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit, ndërsa opozita në Tiranë nxin dhe nuk ka lexuar të plotë vendimin e KE.
Statusi i plotë i Ditmir Bushatit:
Vendet anëtare skicojnë rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit, kuadrin kohor dhe hapat e instrumentet e ndërveprimit të Shqipërisë me Komisionin Europian. Opozita në Tiranë nxin. Unë kurrsesi nuk dua të besoj se partia, e cila kërkon të qeverisë vendin është mërzitur nga vendimi i mirë për Shqiptarët e jo për qeverinë. Por, preferoj të mendoj se akoma s’ka gjetur kohën e mjaftueshme të lexojë si duhet atë vendim. ?? ??