AKTUALITET, 27 Qershor 2018, 15:42

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Greqi, arrestohen 24 persona mes tyre dhe shqiptarë

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Greqi, arrestohen
Policia greke ka finalizuar sot një operacion në Serres dhe Selanik dhe ka sekuestruar rreth 58 kg e 523 gram marijuanë.

Sipas mediave vendase mësohet se janë arrestuar 24 persona, shumica grekë por edhe shqiptarë si pjesë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të drogës.

Mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në 77 pako, 50 prej të cilave i gjetën në një automjet dhe 27 nëpër kontrolle banesash. Gjatë operacionit u sekuestruan 1 pistoletë, 6 fishekë, 3 peshore elektronike, 12.125 euro, 8 makina, 25 celularë etj.