TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë për shtyp, pas vendimit të BE-së për të shtyrë hapjen e negociatave të Shqipërisë për një vit.
Sipas Bashës, ky është një refuzim personal për Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Basha u shpreh se ka një tentativë të Ramës për të manipuluar opinionin publik, duke thënë se negociatat janë hapur, kur në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
"Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat me BE, nuk ka as vendim dhe as datë. Këshilli Europian që është vendimmarrësi nuk do ta shqyrtojë fare nesër cështjen e hapjes së negociatave. Këshilli i mbledhur dje e ka shtyrë këtë vendimmarrje për vitin 2019. Për të mbërritur tek vendimarrja në vititn 2019, do të ketë raportim nga Komisionin për përmbushjen apo jo të kushteve. Do të ketë diskutim nga parlamentet e vendeve si Gjermania dhe Holanda. Është thënë që Shqipëria ka mundësi ti hapë në 2019, nëse plotëson kushtet. Makina e propagandës, ka zgjedhur të vazhdojë mashtrimin e Shqiptarëve, duke thënë janë hapur negociatat. Mos hapja e negociatave është një lajm i hidhur dhe realitet i dhimbshëm për të gjithë shqiptarët.
Kreu i opozitës u shpreh refuzimi i BE-së, vjen për shkak të krimit dhe korrupsionit.
"Mos hapja e negociatave është refuzim ndaj krimit dhe korrupsionit. Refuzim ndaj kapjes së ekonmisë nga partë e drogës dhe krimit. Refuzim personal ndaj Edi Ramës dhe klikës së inkriminuar që sundon sot Shqipërine. Edi Rama zgjodhi të mbronte interesat e krimit, korrupsionit dhe interesat e politikanëve të lidhur me drogën. Sot, shqiptarët po vuajnë pasojat e zgjedhjes së tij, krimi, korrupsioni dhe droga."
Basha tha se "opozita do të bëjë gjithcka për tu cliruar nga kjo e keqe , për të realizuar integrimin në BE"
/TPZ.AL/
