TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Demedyuk i tha agjencisë Reuters se bankat dhe kompanitë energjetike janë në mesin e shënjestrave të hakerëve të dyshuar dhe tha se policia e Ukrainës është duke punuar me autoritetet e huaja për t’i identifikuar fajtorët.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i hodhi poshtë pretendimet e Demedyukut, duke i cilësuar si “të pavërteta”.
Autoritetet e sundimit të ligjit dhe firmat private të sigurisë në gjithë botën janë duke i monitoruar me kujdes kërcënimet në Ukrainë, pasi ky vend ka qenë origjinë e disa prej sulmeve më serioze kibernetike që kanë ndodhur në botë.
Në qershor të vitit 2017, një virus i quajtur NotPetya ka goditur departamentet qeveritare dhe kompanitë shtetërore në Ukrainë, para se të përhapej në rrjetet e korporatave në gjithë globin, duke shkaktuar humbje prej miliarda dollarësh, shkruan rel.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, së bashku me Ukrainën, kanë fajësuar Rusinë për virusin NotPetya.