TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është bashkuar protestës së opozitës para Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Basha është takuar me protestuesit, të cilët prej orës 11:00 po qëndrojnë te Drejtoria e Policisë, për dhunën e ushtruar nga Uniformat Blu, por edhe për shoqërimin që i bënë sekretarit organizativ të PD-së, Sait Dollapi.
Basha tha se gazi lotsjellës që u hodh nga policia ishte një akt kriminal.
“Vetëm pak orë më parë, junta e Edi Ramës e shndërroi Tiranën në një fushë-betejë me qytetarët, të cilët u bashkuan për një protestë kundër varfërisë dhe për një Shqipëri europiane.
Rrugët e Tiranës u mbushën nga dozat helmuese, që u hodhën nga Policia. Hedhja e gazit lotsjellës ishte një akt kriminal, por populli nuk ndalet, shqiptarët nuk ndalen, opozita nuk ndalet.
Që kur Edi Rama mori pushtetin, është asgjësuar çdo institucion”, – tha Basha