AKTUALITET, 26 Shtator 2018, 22:10

Shtanget Barcelona, Leganesi e përmbys për një minutë. Humbje dramatike për katalanasit

Pas barazimit ndaj Gironës në fundjavë, Barcelona vazhdon të zhgënjejë në kampionat. Ekipi katalanas u mund ditën e sotme, në transfertë nga Leganesi.

Kutinjo zhbllokoi rezultatin që në minutën e 12-të për blaugranat, pas një asisti të Mesit, dhe gjithçka u duk e thjeshtë për ekipin e Valverdes. Por, në pjesën e dytë, erdhi edhe përmbysja e madhe, për 1 minutë.

leganes

El Zhar dhe Oskar, shënuan në minutat 52 dhe 53, dhe shtangën Barcelonën. Pas javës së gjashtë, Barcelona numëron 13 pikë po aq sa Reali, por me madrilenët që do të luajnë ndeshjen e tyre ndaj Sevijës në transfertë.