AKTUALITET, 24 Shtator 2018, 16:49

Projekti/ Zbulohen emrat e oligarkëve që Basha do t’u sekuestrojë pasuritë

Prej kohësh PD-së i është kërkuar të flasë me emra dhe sot ajo ka bërë një hap serioz në këtë drejtim. Në një tubim ku ka shpalosur idetë e saj për “Çlirimin e ekonomisë nga oligarkët” PD ka hartuar edhe një listë se kë cilëson ajo si biznesmenët më të mëdhej që kanë përfituar para publike nga Rama duke i kushtuar xhepave të shqipëtarëve plot 2,2 miliardë euro.

Ata sipas PD janë:

 Vilma Nushi – përfituese e koncesionit të Check-Up it (120 milionë euro);

Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari – përfituesit e koncesionit të ndërtimit dhe mirëmbajtes së rrugës Milot-Morinë;

Shkëlqim Demir Fusha – përfituesi kryesor nga Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar

Klodian Zoto – përfitues i koncesioneve të ndërtimit dhe menaxhimit të inceneratorëve të Tiranës (128 milionë euro), Fierit (28 milionë euro) dhe Elbasanit (22 milionë euro);

 Bashkim Ulaj – përfitues i koncesionit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Thumanë-Vorë (225 milionë euro);

 Idajet Ismailaj – përfituesi i ndërtimit të stadiumit kombëtar dhe kullës 24-katëshe;

 Gentian Sula – përfitues i koncesionit të kontrollit të instrumenteve malës të karburantëve gazit të lëngshëm

Arjan Leskaj – përfitues i ndërtimit të hekurudhës Fier-Ballsh-Vlorë

 Edmond Bego – përfitues i lejeve minerare në Elbasan;

 Rrok Gjoka – përfitues i ndërtimit dhe menaxhimit të Rrugës së Arbrit (268 milionë euro);

 Ilir Rrapaj – përfitues i koncesionit të sterilizimit (77 milionë euro);

Jani Karathano – përfitues i koncesionit të shërbimeve laboratorik (104 milionë euro);