AKTUALITET, 30 Shtator 2019, 23:12

Guardiola: Ju premtoj që nuk vras veten po nuk fitova përsëri Champions

Guardiola: Ju premtoj që nuk vras veten po nuk fitova përsëri

Mançester Siti prej disa vitesh po mundohet që të vendosë hegjemoninë edhe në Ligën e Kampioneve, pasi ka dominuar në dy sezonet e fundit kampionatin anglez. Por tifozët nuk e ndjekin aq rregullisht skuadrën në Europë dhe për Pep Guardiolën, ky është një problem i vogël.

“Po mundohemi që të tërheqim tifoozët tanë. E vetmja gjë që mund të them është ejani dhe na u bashkoni, këta djem e meritojnë. Është e pamundur të fitosh i vetëm. Tifozët duhet ta dinë se pa atmosferën e tyre është e pamundur ta fitosh. Ky është realiteti në klubin tonë, duhet t’i bëjmë tifozët të kuptojnë se sa i rëndësishëm është turneu.

E di që për pjesën më të madhe të tifozëve Premier Liga është turneu që i entuziazmon më shumë. E dimë këtë si klub, kemi bërë sondazhe dhe e dimë që ata duan më shumë që të fitojmë kampionatin se Champions. Mendoj se është faji i gjeneratave të kaluara, pasi klubi nuk merrte pjesë në turne. Tifozët ishin në shtëpi apo në lokale, duke parë Liverpulin e Mançester Junajtid për shumë dekada”, tha ai,.

Shumëkush mendon se Guardiola është i fiksuar me Ligën e Kampioneve, por trajneri spanjoll e mohon një gjë të tillë. “Nëse nuk e fitoj, nuk do të vras veten, jua premtoj. Do të bëj maksimumin që ta fitoj, sigurisht që do të mundohemi ta bëjmë realitet”, deklaroi Guardiola para gazetarëve. /