TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tjetër lëvizje të drejtuesve në radhët e Policisë së Shtetit. Shkarkohet pas tre vitesh në detyrë drejtori i Policisë së Durrësit, Alfred Çepe.
Drejtor i ri i Policisë së Durrësit është emëruar Lorenc Shehu dhe prezantimi i tij pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.
Mësohet se më herët, Shehu që do të zëvendësojë Çepen, mbante detyrën e shefit të forcave speciale RENEA.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ndryshuan drejtorin e Policisë Rrugore dhe drejtorin e policisë Lezhë, të cilët u akuzuan nga Partia Demokratike për kanabizimin e vendit gjatë kohës që ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.