TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Artan Hoxha, në studion e “Procesit Sportiv” ka treguar se sa e rrezikshme kishte qenë ajo që kishin tentuar të bënin tifozët e Tiranës në derbi duke vendosur kapsolla para tifozërisë kundërshtare.
“Aty ishin tre vazo lulesh plastike, të mbushura me fishekzjarrë plastikë, të tre me 35 kapsollë në total dhe fishekzjarrë të mëdhenj të futur një pëllëmbë nën tokë. Ishin vazo 20 centimetër me 10 të mbuluara mirë, dhe ndezja e tyre ishte përllogaritur të bëhej me përcjellës, nga pozicioni ku ndodhej një grupim i ri i tifozëve të Tiranës.
Ata që kanë bërë këtë gjë është jashtëzakonisht e rëndë. Por nëse ai tel do të kishte çuar aty sinjalin, fuqia e tyre do ishte e madhe. Sipër tyre ka guralecë që do të godisnin mbi 1500 tifozë të Partizanit, do të kishin rreze veprimi shumë të madhe. Pasojat askush nuk i di me saktësi se çfarë do të ndodhte. Autorët e kësaj vepre më tepër se çdo tjetër kanë dëmtuar klubin e Tiranës”, tha ai.