TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrojtësi me eksperiencë i kombëtares kuqezi, Andi Lila tha pas fitores kundër Uellsit se nëse Shqipëria luan si Shqipëria, mund të gjithë kundërshtarët. Për “RTSH”, Lila u shpreh:
“Ishte fitore shumë domethënëse në këto komente të vështira. Kjo do të thotë se ne jemi aty. Nuk bëmë lojë spektakolare, por fituam dhe kjo mbahet mend në fund. Do të doja që ky rezultat të ishte ndaj Skocisë por nuk ndodhi. Ne duhet të luajmë si Shqipëria, fort në mbrojtje dhe të dalim para siç dolëm sot.
Kjo ishte fitore morali, pasi duke parë ndeshjen e fundit ishte një gjendje shumë e vështirë për mua si i vjetër në skuadër, e imagjino për të rinjtë. Treguam forcë karakteri dhe fituam. Duke parë Uellsin, edhe pse është miqësore fituam për të treguar se jemi këtu. Japim shpirtin në fushë dhe me pak fat mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtari. Nëse kalojmë në eufori na vë në vështirësi çdo kundërshtar.
Është moment i vështirë. Nuk ishim mirë këto 3 ditë. Kam vite që luaj në Kombëtare dhe kam pasur momente shumë të mira, por kam debutuar në një ndeshje që humbëm 6-1 ndaj Rumanisë. E keqja dhe e mira nuk kanë fund. Më vjen keq për humbjen që bëmë dhe më vjen mirë që fituam sot.
Më erdhi shumë mirë sot që Mavraj bëri ndeshje të mirë dhe sa i përket fjalës që luajmë për trajnerin, ne si fillim luajmë për Shqipërinë pasi jemi shqiptarë. Jemi profesionistë dhe japim më të mirën. Shpresoj t’i kalojmë këto momente të vështira.
Duke parë ndeshjen në Izrael, ku jashtë fushe nuk kemi luajtur asnjëherë ashtu, me të njëjtin modul u futëm dhe ndaj Skocisë por ndeshja përfundoi pas 20 minutash. Ai i bën llogaritë me syrin e trajnerit. Ne gjithmonë kemi dashur mos të pësojmë mbrapa dhe para do të dilnim. Kjo do të jetë ndeshja e kthesës dhe t’i vëmë gishtin kokës.