AKTUALITET, 20 Nëntor 2018, 22:50

Super Zeneli çon Kosovën në krye, festë e çmendur në Prishtinë

Super Zeneli çon Kosovën në krye, festë e çmendur

Tre gola nga Arbër Zeneli dhe një i katërt nga Amir Rrhamani i siguruan Kosovës një fitore komode 4-0 ndaj Azerbajxhanit, duke e mbyllur grupin në vendin e parë dhe u ngjitur në divizionin C të Ligës së Kombeve, atje ku luan edhe Shqipëria.

Një ndeshje me një drejtim në “Fadil Vokri” të Prishtinës, me një Kosovë tepër agresive ku spikati sulmuesi kosovaro-suedez, 23-vjeçari Arbër Zeneli, aktualisht në forcë me skuadrën holandeze Heerenven.

Formacioni i Bernard Shaland shënoi qysh minutën e 2-të me Zenelin, me këtë që dyfishoi në të 50’. Rrahmani trefishoi shifrat në 3-0 në minutën e 61-të, teksa Zeneli mbylli llogaritë 4-0 në të 70’.

Pas përfundimit të ndeshjeve në grup, Kosova e mbylli e para me 14 pikë, e ndjekur nga Azerbajxhani me 9 pikë, Ishujt Faroe 5, Malta 2.

Kosova do të vazhdojë të luajë ndeshjet play-off, për të shpresuar një biletë për në finalet Europianit të vitit 2020.

/TPZ.AL/