AKTUALITET, 30 Tetor 2018, 23:07

Vrasja e Katsifas, nesër protesta edhe në Selanik

Vrasja e 35-vjeçarit grek Kostantinos Katsifas, në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ka shkaktuar një valë protestash. Athina protestoi të dialën dhe mbrëmjen e sotem, ku veç thirrjeve antishqiptare dogji edhe flamurin tonë.

Mësohet se pas këtyre protestave një tjetër e tillë është paralajmëruar për ditën e nesërme para gjykatës së Selanikut në Greqi, në orën 18.30 me orën lokale.

Kujtojmë se në tubimin e zhvilluar në Athinë në sheshin “Sintagma” kishte kore raciste ku thonin:

Gjaku rrjedh dhe kërkon hakmarrje

Çekiç dhe flakë për qentë shqiptarë

Dëgjoni mirë derra shqiptarë, do kthehemi sërish dhe do dridhet toka

Ushtria greke në Vorio Epir, gjaku rrjedh dhe hakmarrje kërkon

Jashtë tani të gjithë shqiptarët.