AKTUALITET, 11 Gusht 2019, 12:44

Pritet të jetë ambasadore e SHBA në Tiranë, Yuri Kim takon Pompeon


Ambasadorja Yuri Kim e emëruar nga presidenti i SHBA-ve Trump për të zëvendësuar Donald Lu-në në Shqipëri, ka zhvilluar ditët e fundit një takim me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo.

Gjatë takimit me Pompeon mësohet se është diskutuar lidhur me politikën e Uashingtonit dhe vendet ku janë emëruar ambasadorët e rinj.

Pompeo duket se ka dhënë edhe porositë e fundit për ambasadorët e emëruar, me qëllim që të luajnë një rol sa më të mirë në vendet ku do shkojnë.

Kujtojmë që prej muajsh ambasada e SHBA-ve në Tiranë po drejtohet nga e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones, pas largimit të Donald Lu që u emërua ambasador në Kirgistan.