AKTUALITET, 30 Tetor 2018, 09:45

Prishet pompa e Fushë-Krujës lë pa ujë Shijakun e Maminasin

Prishet pompa e Fushë-Krujës lë pa ujë Shijakun e Maminasin

Defekti elektrik në stacionin e pompimit të Fushë Krujës ka lënë pa ujë disa zona në Shijak, Maminas dhe Xhafzotaj. Këtë lajm e bënë të ditur vetë Ujësjellësi i Durrësit.

Stacioni në fjalë shërben për furnizimin me ujë të zonave të mësipërme dhe nuk ka lidhje me stacionin e pompimit të Fushë Kuqes, i cili furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Durrësit.

Defekti ka ndodhur para dy ditës, po punohet ende për riparimin e tij, UKD lajmëron se kjo situatë mund të vazhdojë e tillë edhe për dy ditët në vazhdim. TPZ.AL