AKTUALITET, 30 Tetor 2018, 09:00

E RËNDË/ Gjendet foshnja e pajetë në kosh plehrash

E RËNDË/ Gjendet foshnja e pajetë në kosh plehrash

Mëngjesin e sotëm është gjetur një foshnje e pajetë brenda një koshi plehrash në Lushnje.

Sipas policisë foshnja ishte rreth 7 muajsh, i porsalindur. Foshnja u gjet në koshin e mbeturinave pranë Bashkisë.

Foshnja e pajetë është zbuluar nga disa fëmijë endacakë, më pas kanë njoftuar kalimtarët, këta të fundit policinë. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen. TPZ.AL