TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sandër Lleshi, emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama për ministër të Brendshëm është shprehur se ishte një ofertë e papritur për të ndërsa zbuloi se kishte mësoi vendimin e kreut të qeverisë mbrëmjen e së premtes.
“Ishte një ofertë e papritur. E kam marrë vesh të premten në darkë. 8 orë para jush. Unë s’kam pasur ambicie politike. Unë jam këshilltar i kryeministrit dhe ndaj shumë gjëra me të. Ishte një propozim që unë nuk mund ta kundërshtoja pasi ndaj shumë gjëra me të. Në fakt unë jam propozuar për ministër i Brendshëm, dhe jo kryepolic i Shqipërisë. Në fushën e sigurisë kombëtare jam i specializuar” – tha Lleshi në “Opinion”.