TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sandër Lleshi, ministri i Brendshëm në pritje për tu dekretuar nga Presidenti i Republikës ka dhënë intervistën e tijj të parë në emisionin “Opinion” ende pa hedhur firmën kreu i shtetit, gjë që nuk është e zakonshme për një ministër. Ai është pyetur për marrëdhëniet e tij me paraardhësit Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj.
“Kam punuar intensivisht edhe me Tahirin edhe me Xhafajn për shkak të detyrës si këshilltar i kryeministrit për sigurinë. Nuk e prisja që të më pyesnit për këta të dy. Nuk e kam zakon që të flas për emra të veçantë, por Xhafaj ka bërë maksimumin e tij. E mori policinë në një situatë shumë të komplikuar. Ka arritur rezultate. Tahiri ka punuar me dinamizëm të madh. Nuk më takon mua që të jap një koment për punën e tyre” – tha Lleshi.