AKTUALITET, 30 Tetor 2018, 09:34

Çadrat me vete sot, priten reshje intensive shiu

Çadrat me vete sot, priten reshje intensive shiu

Dita e sotme do të shoqërohet nga temperatura të ulëta dhe reshje intensive të shoqëruara me rrufe në Ultësirën Perëndimore.

Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug-perëndimin. Temperaturat do të pësojnë zbritje. Në zonat malore priten temperatura 14/21°C. Në zonat e ulëta 17/26°C, ndërsa në ato bregdetare 19/25°C.

Kushtet atmosferike në vendin tonë do të ndryshojnë falë një shtjelle ciklonike që është pozicionuar në gadishullin Apenin dhe që po afrohet gradualisht drejt Ballkanit Perëndimor. TPZ.AL