AKTUALITET, 30 Tetor 2018, 09:17

VIDEO/ Moti i keq shkakton 7 viktima në Itali

VIDEO/ Moti i keq shkakton 7 viktima në Itali

Ka shkuar në 7 numri i viktimave nga moti i keq gjatë ditës së sotme. Ndërsa një person rezulton i humbur e disa të tjerë janë plagosur lehtë.

Dy persona kanë mbetur viktima në provincën e Frozinones pas rrëzimit të një peme mbi automjetin ku po udhëtonin, ndërsa një i ri 21 vjeçar ka humbur jetën në provincën e Casertas nga rrëzimi i një peme ndërsa po ecte në këmbë në një rrugë të lagjes Fuorgrotta të Napolit.

Dy viktima nga era e fortë janë identifikuar në Terracina në bregdetin e Lazios.

Ndërsa një grua ka humbur jetën në qytezën Albisola Superiore në provincën e Savonas pasi është goditur nga një mjet i fortë në fluturim nga era e fortë.

Viktima e shtatë është identifikuar në provincën e Bellunos i goditur në komunë Fletre.

Një person rezulton i humbur në provincën e Cagliarit.

Situata e motit vazhdon të mbetet mjaft kritike dhe gjatë orëve në vijim. Era e fortë e dalja e lumenjve nga shtrati kanë shkaktuar bllokimin e mjaft rrugëve e vështirësi në qarkullimin e automjeteve.