TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Orët e para të mëngjesit një zyrë turistike në pronësi të një shqiptari është shpërthyer me bombë molotov në Athinë.
Dyshohet se sulmi ka lidhje me vrasjen e ekstremistit grek Kostandines Kacifas në Bularat të Gjirokastrës. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në rrugën 31-33 Deligianni pranë stacionit Larissis.
Agjensia turistike ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Autorët e hodhën bombën në fasadën e dyqanit turistik më pas u larguan në drejtim të paditur.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e autorëve të bombës molotov. TPZ.AL