AKTUALITET, 11 Korrik 2018, 14:43

Prezantimi te Juventusi dhe ndeshja ndaj Realit. Ja axhenda e Ronaldos

Prezantimi te Juventusi dhe ndeshja ndaj Realit. Ja axhenda e Ronaldos

Një ndër transferimet më të bujshme të viteve të fundit, është padyshim kalimi i yllit portugez nga Real Madridi te Juventusi. Zyrtarizimi i transferimit, u bë gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që prezantimi është planifikuar të bëhet të hënën.

Në “Allianz Stadium”, do të zbresë ylli i ri i Juventusit, ku do të bëjë prezantimin e tij para tifozëve bardhezi ku pritet që të jetë një numër i madh tifozësh.

Të gjithë tifozët e Juventusit, por presin me padurim të shohin Ronaldon me fanellën e badhezinjve veshur, ndërkohë që në datën 4 gusht, ai do të luajë pikërisht përballë Real Madridit, duke qenë se është planifikuar një miqësore mes Juventusit dhe Realit dhe do të luhet në Uashington.