TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur me debate seanca e komisionit të ligjeve, sapo aty është paraqitur Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku për të raportuar mbi gjendjen e kriminalitetit në vend.
Deputetët e opozitës kishin kërkuar anulimin e mbledhjes me anë të një letre drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruci anulimin e mbledhjes për shkak se thonë që shkel rregulloren për nga mënyra si është thirrur.
Pasi kreu komisionit Ulsi Manja tha “kemi ftuar Prokuroren e Përgjithshme”, deputetët e opozitës reaguan menjëherë duke thënë: “ështe e përkohshme”.
Deputeti demokrat Edi Paloka tha “ajo nuk përfaqëson një institucion kushtetues se është zgjedhur me 69 vota. As gjithë votat e mazhorancës nuk ka marre”, u shpreh ai teksa iu drejtua “me cfarë tagri e keni thirrur Markun?”.
Deputetët e PS-së sqaruan se Marku është thirrur për të raportuar dhe raportimet futen automatikisht në rendin e ditës.