TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kërkoi në Komisionin e Ligjeve, miratimin sa më shpejt që të jetë e mundur të dy ligjeve për Shkollën e Magjistraturës dhe emërimin e magjistratëve të rinj. Gjonaj tha se pa miratimin e këtyre ligjeve për të cilat kërkohen 84 vota në Parlament është e pamundur që Shkolla e Magjistraturës të hapë vitin e ri akademik.
“Për sa i përket ligjit të Shkollës së Magjistraturës, ju keni qenë prezentë këtu, ministri i Drejtësisë ka autorizuar zv/ministrin të jetë prezent gjatë diskutimeve për ligjin. Ka shumë rëndësi që të zgjidhen të dyja çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet e propozuara. E para që t’i jepet mundësia Shkollës së Magjistraturës që të hapë vitin e ri shkollor, ku ne themi që po heqim nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe t’u jepet mundësia të hyjnë në këtë shkollë. Nëse ky ndryshim ligjor nuk miratohet, atëherë është e pamundur që Shkolla e Magjistraturës të hapë vitin e ri akademik dhe e dyta ka të bëjë me kategorinë e kandidatëve për magjistratë që kanë mbaruar studimet këtë vit. Në konsideratat e mia, jo vetëm që është e ligjshme, por duhet patjetër kur gjyqtarë dhe prokurorë po na dalin nga sistemi ose duke dhënë dorëheqjen apo nuk kalojnë procesin e vettingut. Nga propozimet nuk ka asnjë risi, thjesht kërkohet të shtyhet periudha tranzitore e ligjit për t’u zbatuar dhe pritjen e ngritjes së institucioneve të reja” u shpreh Gjonaj.
Por ligjet kërkojnë 84 vota në parlament. Pak ditë më parë, Taulant Balla tha se PS ishte në negociata me Lëvizjen Socialiste për votat e nevojshme, ndërsa Partia Demokratike bojkotoi seancën e fundit, për hir të ankesave që kishte në lidhje me votimin e projektligjit për teatrin.