TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti demokrat Luçiano Boçi, ka nxjerrë një dëftesë lirimi ku ka gabim numri rendor.
Sipas Boçit, kjo është një tjetër papërgjegjshmëri dhe paaftësi e Ministrisë së Arsimit, e cila po ua nxjerr dëftesën juridikisht të pavlefshme nxënësve.
“Mos u habisni! Ministria që nuk di të numërojë deri në dhjetë, është Ministria e Arsimit. Për të qeshur e për të qarë. Megjithëse titullarja ka mbaruar matematikë, në dëftesën e lirimit pas nr. 9 Edukatë shoqërore vjen nr. 11 Edukim muzikor. Mungon lënda nr. 10. Rastësia është e përjashtuar tashmë, sepse dëftesa e printuar ka marrë viston e titullares.
Kjo është papërgjegjshmëri plus paaftësi. Dokumenti në fjalë juridikisht konsiderohet i pavlefshëm.” – shkruan Boçi sot duke treguar deftesën.
