TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka njoftuar se ka depozituar në Prokurori fakte të tjera për padinë e tij kundër kreut të demokratëve, Lulzim Basha, i cili e ka akuzuar publikisht se është garanti i futjes së milionave eurove me Toyota Yaris që u bllokuan në Portin e Durrësit. Në një postim në rrjetet sociale, Balla nuk thotë se çfarë faktesh të tjera ka gjetur.
“Nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim (me të cilët lidhja e PD është organike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale).
Jemi të vendosur që me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij të ndjekim gjithnjë e më shume rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e me gënjeshtrat ofenduese të tyre” shkruan Balla në Facebook.