TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta ka reaguar sot ndaj deputetes së PD-së Rudina Hajdarit. Ai me ironi ndër të tjera është shprehur se ndihet ‘i zhgënjyer’ që deputetja nuk po e respekton “heshtjen zgjedhore”.
“I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton “heshtjen zgjedhore” të partisë së saj të re që shkon nesër në votime.
Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që i bën mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t’i kalojë mami vettingun”, shkruan Blushi.
Por çfarë ka deklaruar më herët deputetja?
“Sa turp! Presidenti jonë takohet me nënkryetarin e LSI-së dhe ish nënpunësin e tij se nuk takon dot gruan e tij si kryetare e LSI-së, ndërkohë nuk ka bërë asnjë tentativë për tu takuar me asnjë deputet të opozitës brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe pretendon se është i paanshëm”.