AKTUALITET, 8 Shtator 2018, 15:15

Presidenti serb Vuçiç: Jam i lumtur që ndodhem në Kosovë, i mrekulluar

“Jam i lumtur që jam këtu, ndihem i mrekulluar!" Këto qenë fjalët e para të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në vizitën e tij dyditore në veri të Kosovës.

Vuçiç u prononcua për mediat kur po vizitonte Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq në Zubin Potok.

Vuçiq do të vizitojë Zubin Potokun dhe hidrocentralin në Ujman, ndërsa do të qëndrojë edhe në Leshak, Leposaviq dhe do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve në Zveçan, në mbrëmje.