TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas denoncimit të deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salijanji ka ardhur një tjetër denoncim nga ish-kryeministri Sali Berisha lidhur me 4 personat e arrestuar në Shkodër.
Në profilin e “Facebook” Berisha ka publikuar dy foto, sipas të cilit shfaqet njëri nga katër personat e arrestuar në Shkodër.
Sali Berisha shkruan se në foto shfaqet i arrestuari me deputetin socialist të Shkodrës, Luan Harusha si dhe me shefat e komisariatit te Shkodrës në një darkë.
“Krimi dhe pushteti! Erogen Vaso Brajovic me deputetin Harusha dhe ne darke me shefat e komisariatit te Shkodres! Sb” denoncon Berisha.
Gjatë operacionit që u zhvillua ditën e djeshme u prangosën 4 persona të përfshirë në aktivitete kriminale, midis tyre edhe i riu në foton e nxjerrë nga Berisha.
TPZ.AL