TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike Evin Salijanji ka denoncuar fshehjen e ngjarjes në Lezhë ku disa persona shkëmbyen zjarr me armë midis njëri-tjetrit, u arrestuan më pas u liruan, kështu denoncon PD.
“Pas ngjarjeve të rënda në Shkodër, Vlorë, Elbasan e kudo në Shqipëri, krimi ka treguar se bën ligjin edhe në Lezhë”, thotë Salijanji
“PD denoncon një rast skandaloz që tregon se policia e është e tradhtuar në Ministrinë e Brendshëm. Dy ditë më parë pati një telefonatë për shkëmbim zjarri te Rana e Hedhur. Patrulla policore ka bërë ndalimin e personave me inicialet E.S. nga Lezha, F.F. nga Shkodra dhe I.S. nga Kopliku.
Pas kontrollit atyre iu gjetën armë zjarri, një foto prej të cilave Partia Demokratike e disponon. Pavarësisht se policët e thjeshtë, ata që po i nënshtrohen vettingut, kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, kriminelët janë liruar pas një telefonate nga Ministria që drejton Fatmir Xhafaj, i cili refuzon t’i nënshtrohet vettingut njësoj si policët ”deklaroi Salijanji.
Denoncimi i plotë:
Bandat kriminale qeverisin në çdo cep të Republikës, duke sfiduar plotësisht autoritetin e shtetit.
Pas ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, Vlorë dhe Elbasan, krimi ka treguar se bën ligjin edhe në Lezhë.
Partia Demokatike po denoncon një rast skandaloz, që tregon se policia është e tradhëtuar nga drejtuesit politikë të saj në Ministrinë e brendshme.
Dy ditë më parë, të enjtën qytetarët kanë telefonuar në sallën operative të Policisë së Shtetit për të denoncuar një shkëmbim zjarri tek zona e njohur si Rana e Hedhun. Patrulla policore ka bërë ndalimin e personave me inicialet E.S. nga Lezha, F.F. nga Shkodra dhe I.S. nga Kopliku. Pas kontrollit atyre iu gjetën armë zjarri, një foto prej të cilave Partia Demokratike e disponon.
Njësoj si në rastin e Shkodrës, ku për 6 vrasje dhe 2 rrëmbime nuk ka autor, edhe për shkëmbimin e zjarrit në Lezhë, krimi ka dalë mbi forcën e ligjit.
Pavarësisht se policët e thjeshtë, ata që po i nënshtrohen vettingut, kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, kriminelët janë liruar pas një telefonate nga Ministria që drejton Fatmir Xhafaj, i cili refuzon t’i nënshtrohet vettingut njësoj si policët.
Pas kësaj telefonate nga të pushtetshmit që nuk e duan vettingun në politikë, armët e zjarrit janë kthyer në lodra dhe kriminelët në qytetarë të respektuar.
Kjo është situata me të cilën përballën çdo ditë ata policë që luftojnë krimin.
Kjo është tradhtia që u bëhet policëve që janë të rrethuar jo vetëm nga krimi, por dhe nga aleatët e tij në qeveri.
Prandaj, është jetike miratimi sa më shpejt i fazës së dytë të dekriminalizmit, që do të pastrojë qeverisjen nga krimi.
Partia Demokratike është e vendosur të luftojë në çdo kohë të gjithë politikanët e lidhur me krimin, duke i larguar ata nga politika dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë./TPZ.AL/