AKTUALITET, 8 Shtator 2018, 11:22

Pas Asamblesë mblidhet sot Kryesia e PS, prezantohen detyrat e reja në sekretariat

Pas Asamblesë mblidhet sot Kryesia e PS, prezantohen detyrat e reja në

Një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, ku pati ndryshime në Sekretariatin ekzekutiv, vjen hapi i radhës nga selia rozë. Mësohet ditën e sotme do të mblidhet Kryesia e PS dhe sekretariati, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i partisë.

Siç bëhet e ditur mbledhja do të zhvillohet sot paradite në Pallatin e Kongreseve. ‘BalkanWeb’ mëson se ditën e sotme do të prezantohen detyrat e reja në sekretariat. Ndërkohë, pjesë e Kryesisë janë drejtuesit politikë në qarqe (kryesisht ministra)

Ditën e djeshme u vendos në Asamble që Bashkim Fino të mbante një tjetër post brenda partisë, pasi do jetë nënkryetari i Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Ndërsa Alfred Pezës, i është besuar posti i sekretarit të Marrëdhënieve me Mediat. Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj janë zgjedhur në kryesinë e Partisë, ndërsa Arben Pëllumbi është zgjedhur sekretar organizativ. Ilir Beqja është zgjedhur sekretar për koordinimin digjital.

Sekretare për Burimet Njerëzore – Senida Mesi

Romina Kuko – Nën/Sekretare

Sekretar për Organizimin – Arben Pëllumbi

Shpati Kolgega – Nën/Sekretar

Sekretare për Koordinimin Elektoral – Blerina Gjylameti

Elion Semanaj dhe Ermira Rusi – Nën/Sekretar

Sekretar Digjital – Ilir Beqja

Sekretar për Diasporën – Laert Duraj

Artemis Dralo – Nën/Sekretare

Sekretare për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat – Elisa Spiropali

Petro Koci – Nën/Sekretar

Sekretare për Marredheniet Ndërkombëtare – Teuta Vodo

Sekretar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat – Alfred Peza

Sekretar për Cështjet Zgjedhore – Bledi Cuci

Julian Hodaj – Nën/Sekretar

Eridian Salianji – Nën/Sekretar

Nënkryetar i Asamblesë Kombëtare:

Bashkim Fino

Kooptime në Kryesinë e Partisë:

Ulsi Manja

Ermonela Valikaj (Felaj)./BW/