TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përjashtimi i deputetit socialist Gjetan Gjetani nga kryeministri Edi Rama është komentuar nga sekretarja për bashkëqeverisje dhe aleancën, Elisa Spiropali.
Spiropali tha se përjashtimi nuk është kompetencë e Kryesisë.
“Vendimi nuk është kompetencën e Kryesisë. U diskutua dje në Asamble dhe ajo çështje u mbyll aty. Ajo që vlen të thuhet sot është se kemi një PS dhe një grup parlamentar që janë kompakt sa i takon vizionit”, deklaroi Spiropali.
Spiropali tregoi se së shpejti do nisë turi i llogaridhënies dhe se kryebashkiakët do jenë në terren për të takuar qytetarët në prag të zgjedhjeve lokale.
“Ne kemi fituar betejën e 2017 në koalicion me qytetarët dhe do ta rrisim këtë koalicion. Kryebashkiakët do jenë në territor dhe do takojnë qytetarët për të gjitha problemet dhe do bëhet një analizë për qeverisjen lokale në të gjithë territorin. Diskutuam për procesin e hapjes së PS dhe fushatën për afrimin në PS të njerëzve më të mire” shpjegoi Spiropali.
TPZ.AL