AKTUALITET, 8 Shtator 2018, 11:44

VIDEO/ Ndeshja Shqipëri-Izrael, policia publikon pamje për sigurinë gjatë ndeshjes

VIDEO/ Ndeshja Shqipëri-Izrael, policia publikon pamje për

Pas përfundimit të ndeshjes së futbollit midis Izraelit dhe Shqipërisë policia ka publikuar pamje ku tregohet aksioni për siguri gjatë sfidës.

Siç duket nga pamjet policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes së përfaqësueses Kombëtare të futbollit përball Izraelit.

Postimi i Policisë së Shtetit:

Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!

Qindra forca të Rendit, Qarkullimit Rrugor, të Inteligjencës dhe forcat Speciale siguruan mbarëvajtjen e ndeshjes së Kombëtares sonë të futbollit kundër ekipit të Izraelit. Të gëzuar për fitoren ?

Faleminderit tifozerisë për mirëkuptimin, mbështetjen dhe qytetarinë e treguar. Telefono Policinë e Shtetit për çdo emergjencë në 112, 24/7!

TPZ.AL