AKTUALITET, 8 Shtator 2018, 12:57

Kishte mbushur kamionin me dru, arrestohet shoferi, hetim administratorit

Kishte mbushur kamionin me dru, arrestohet shoferi, hetim administratorit

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 37 vjeçarin Daniel Shaqe banues në Korçë, për blerje të druve me fatura false.

Sipas policisë Shaqe në momentin e arrestimit ishte duke drejtuar kamionin e ngarkuar me dru, pas kontrollit rezultoi se nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm.

Ndërsa administratori i firmës së tregtimit të lëndëve drusore do të hetohet në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Daniel Shaqe, 37 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

Th.Th, 64 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë administrator i një firme tregëtimi lëndësh drusore).

Pasi në fshatin Floq-Korçë, shtetasi Daniel Shaqe u kap duke drejtuar mjetin kamion tip “Benz”, në të cilin iu gjetën 8m3 dru zjarri, me fatura të dyshuara si të falsifikuara, sasi të cilën dyshohet se e ka blerë tek firma e shtetasit Th.Th, pa dokumentacionin tatimor.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 186 dhe 180 të Kodit Penal.

TPZ.AL