AKTUALITET, 24 Prill 2019, 15:41

Pranga dy shqiptarëve në Itali, kapen me 19 kg kokainë me vlerë dy milionë euro

Pranga dy shqiptarëve në Itali, kapen me 19 kg kokainë me


Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarë, një burrë dhe një grua janë arrestuar nga policia e vendit fqinj, pasi në makinën ku ata po udhëtonin janë gjetur 19 kg kokainë, e vendosur në disa pako.

Policia italiane ka ndaluar një automjet me targa gjermane, në të cilën udhëtonin shqiptarët. Burri i ndaluar është i moshës 33-vjeçare, kurse gruaja 22 vjeçe.

Në rast se kokaina do të shitej në treg, dy shqiptarët do të fitonin dy milionë euro. Burri ishte rezident në krahinën e Varezes, kurse gruaja në Shqipëri.