TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike lidhur me projektet koncesionare.
“Ka ikur koha kur një parti politike, për interesa të saj politike të mund të kërcënojë biznese të cilat investojnë në këtë vend apo të mund të ndërmarrë masa të cilat janë të denja për regjimet të cilat ju ka ikur koha.
Kështu, unë e quaj thjesht manifestim i degradimit politik të Partisë Demokratike në një nivel para politik dëshpërues.”-deklaron Gjiknuri.
Reagimi i Gjiknurit:
Ajo çka duhet të them për këto deklarata është se nuk e mendoja nivelin e degradimit deri në situata para politike të një partie kryesore opozitare që pretendon të vijë në pushtet. Deklarata të tilla, më e pakta janë gjobëvënie kurse më e shumta janë të kërcënosh zhvillimin ekonomik të këtij vendi. Investimi.
Ka ikur koha kur një parti politike, për interesa të saj politike të mund të kërcënojë biznese të cilat investojnë në këtë vend apo të mund të ndërmarrë masa të cilat janë të denja për regjimet të cilat ju ka ikur koha. Kështu, unë e quaj thjesht manifestim i degradimit politik të Partisë Demokratike në një nivel para politik dëshpërues.
Qeveria do të vazhdojë politikat e saj zhvillimore sepse zhvillimi është për shumicën e shqiptarëve, pavarësisht se kush është në pushtet. TPZ.AL