TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Njësia Speciale e Kosovës është nisur drejt Veriut të Kosovës, me qëllim që të parandalojnë hyrjen ilegale, sië thonë mediat e Kosovës, të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, të cilit iu mohua leja për të hyrë ligjërisht në Kosovë.
Lajmin për ndalimin e hyrjes së ministrit serb e ka konfirmuar dje edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. I pyetur në lidhje me zyrtarët serbë që kanë kërkuar leje të hyjnë në territorin e Kosovës për manifestimet e sotme, Pacolli tha se vetëm ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, i është ndaluar hyrja.
Ministri Pacolli nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me arsyen e refuzimit të kërkesës së Vulinit, i cili pritet të marrë pjesë në manifestimet për festën ortodokse të Vidovdanit.
Mirëpo, nëse Vulin tenton që të hyjë në territorin e Kosovës ilegalisht, atëherë Policia e Kosovës do ta zbatojë ligjin. Këtë gjë e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përcjell “Zeri.info”.
Sipas Zyberajt, edhe partnerët ndërkombëtar të Kosovës janë të informuar për të gjitha veprimet që do t’i ndërmarre Kosova.