TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dënimi i Skënderbeut nga UEFA nuk ka tronditur vetëm financat e klubit korçar, por në tërësi i ka bërë një dëm, si moral ashtu edhe material të gjithë futbollit shqiptar. Qeveria e futbollit europian ndryshoi mënyrën e shpërblimeve tre vite më parë, sepse krahas premiove për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës, u jep nga një bonus klubeve kampione të çdo kampionati elitar të 55 vendeve që janë të anëtarësuar në UEFA.
Bëhet fjalë për 260 mijë euro, që do t’u shpërndaheshin klubeve që nuk shkojnë dot deri në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve apo Ligës së Europës. Precedenti i vitit 2016, kur në vend të Skënderbeut në Champions mori pjesë Partizani, duke qenë se korçarët u cilësuan të papërshtatshëm nga UEFA, rikthehet sërish në verën e 2018-ës. Skënderbeu u shpall kampion i Shqipërisë, por për shkak të një dënimi me 10 vite përjashtim nga UEFA, nuk u pranua të merrte pjesë edhe këtë edicion në Champions, pavarësisht se çështja është ende në gjykim nga KAS (kjo e fundit la në fuqi vendimin për pezullimin e efekteve të Komisionit të Apelit në UEFA).