TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë mbrëmjes së djeshme Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 29 vjeçarin me iniciale H.M., në Kombinat pasi ky i fundit drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Pas kontrollit me drager në testin e parë shoferi i makinës rezultoi me 0.62 mg/l dhe testi i dyte 0.59 mg/l.
“Mos shpejtoni se Radari funksionon, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur se Drageri me Policin Rrugor është në çdo rrugë të Tiranës. Festoni, por respektoni rregullat e qarkullimit rrugor”- këshillon polici në video.
Më tej dëgjohet teksa i thotë të zgjedhë transportin publik në rastet kur konsumohet alkool. TPZ.AL