TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar shfaqjen e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në krah të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Basha tha se ish-ministri i Brendshëm ka shkuar për riedukim tek Veliaj njësoj si kuadrot në kohën e komunizimit.
“Ka shkuar për riedukim te Erion Veliaj, për të mbjellë pemë. E mbani mend ti kur i çonin për riedukim kuadrot në kohë të komunizimit? Edhe ky ka shkuar për riedukim te Erion Veliaj”, u shpreh Basha në emisionin ‘Zonë e Lirë’.