AKTUALITET, 25 Shtator 2019, 22:24

“Po të përdorin”, Hajdari sherr me gazetarin Sulo: Nuk jam unë armikja, Basha sillet si i majtë

“Po të përdorin”, Hajdari sherr me gazetarin Sulo: Nuk jam

Deputetja e parlamentit shqiptar Rudina Hajdari e ftuar në emisionin "Real Story" në “News 24” zhvilloi një debat me analistin Arjon Sulo.

Hajdari u shpreh se kemi një situatë politike ku Rama po sillet si i djathtë dhe Basha si i majtë, ndërsa Sulo vlerësoi se reforma zgjedhore do kalojë me këtë maxhorancë ose do dalë e do futen opozitarët e bashkuar e do e kalojnë.

Arjon Sulo: Sot PD erdhi, kushtëzoi dhe iku. Zoti Kaso kërkoi largimin e z.Gjiknuri.

Rudina Hajdari: Ishte një zhgënjim për demokratët. Është një detaj që nhuk mundet mos të përmendet sepse ishte detaj shumë i qartë. Ky është një koment personal, nuk është koment që ka të bëjë me çështjet politike. Unë kam thënë se duhet të ketë ndëshkim të atyre personave që kanë tjetërsuar votën e shqiptarëve. Kemi një Ramë që po sillet si i djathtë dhe Bashë që sillet si i majtë.

Arjon Sulo: Reforma Zgjedhore është gati e përfunduar. Sistemi zgjedhor nuk mund të bëhet pa kompromisin e dy forcave të mëdha politike. Bëhet dhe me referendum.

Rudina Hajdari: Armiku kryesor sipas opozitës na dilka se qenka Rudina Hajdari, nuk na qenka Edi Rama. Ju lutem, të respektojmë institucionet e vendit.

Arjon Sulo: Ju Edi Rama po iu përdor për presion ndaj opozitës. Nëse PD e PS bëjnë marrëveshje për reformën zgjedhore, ju jeni jashtë loje.

Ralf Gjoni: Kam kërkuar largimin e z.Gjiknuri nga Komisioni Hetimor. Ata donin të merrnin peng reformën në drejtësi, parlamentin, edhe reformën zgjedhore, por nuk do ia dalin dot.