TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha, ka bërë publike detaje të reja nga vrasja e Santiago Malkos.
Hoxha tha se përplasja mes dy grupeve kishte nisur më herët ndërkohë që porositësit e kësaj ngjarjeje janë jashtë shtetit, ndërsa deklaroi se Santiago Malko i kishte marrë peng babain.
"Kemi të bëjmë me një grup me aktivitet të gjatë. Janë tre ose katër atentate kur një palë ka goditur palën tjetër. Porositësit e këtij atentati dyshohet se janë jashtë shtetit. Santiago Malko kishte marrë peng babain e tyre lidhur me konfliktet që kishin pasur më herët. U desh ndërhyrja e skuadrës operacionale të bëhej e mundur kapja e personave që po përgatisnin një atentat. Ata kishin paguar 300 mijë euro", tha Hoxha.