TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Futbolli nuk është për hallexhinj”, ky është justifikimi që anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, ka nxjerrë për çmimet e larta që aplikon FSHF në ndeshjet e përfaqësueses. Çmime të cilat do të rriten sipas këndvështrimit të institucionit sapo kombëtarja të zhvendoset në “Arenën Kombëtare”.
Mënyra e radhës për të mbajtur sa më larg tifozët e thjeshtë, ndryshe nga sa bëjnë vendet e tjera të cilat aplikojnë çmime sa më popullore për mbështetësit e tyre në mënyrë që të kenë sa më shumë pasion në shkallët e stadiumit dhe jo vetëm kollaret e “të ftuarve institucionalë”.
Përgjigjen më të mirë për deklaratën e Dervishajt e ka dhënë pikërisht rivali i radhës i Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2020, Turqia.
Ndeshja nuk do të zhvillohet në një stadium dosido, por në impiantin 50 mijë vendesh në Stamboll që i përket skuadrës së Fenerbahçes. “Ulker Stadium”.
Biletat që janë nxjerrë në shtije janë ndarë në tre kategori dhe çmimet për të gjithë ata të interesuar, janë mëse popullore.
Kështu, Kategoria 3 kushton 20 Lira Turke (rreth 390 lekë të reja), Kategoria 2 është 50 Lira Turke (rreth 975 lekë të reja) dhe Kategoria 1 kushton 90 Lira Turke (rreth 1756 lekë të reja).
Kur kujton se përveç tribunave anësore, të gjitha biletat e tjera për ndeshjen me Islandën në “Elbasan Arena” kushtonin më shtrenjtë se bileta më e shtrenjtë në stadiumin tërësisht të mbuluar turk, kupton qartësisht se si e sheh ekipin kombëtar institucioni i futbollit në vendin tonë e si e shohin homologët e tyte jashtë Shqipërisë.