AKTUALITET, 25 Shtator 2019, 20:45

Dy aksidente rrugore në pak minuta në Tiranë, dy të plagosur

Dy aksidente rrugore në pak minuta në Tiranë, dy të plagosur

Dy aksidente janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e parë ka ndodhur tek ish-sheshi ‘Shqiponja’, ku një automjet përplasi një motor, e për pasojë drejtuesi i këtij të fundit mbeti i plagosur.

Ndërkohë që në aksidentin e dytë është përfshirë një kamion, me drejtues shtetasin me inicialet P.N., i cili ka përplasur çiklistin, shtetasin F. B.,21 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i biçikletës, i cili u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa shoferi u shoqërua në polici.