TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Erisa Xhixho, nënkryetare e LSI-së
Rezoluta e Bundestagut Gjerman shprehu qartë vullnetin dhe mbështetjen e Gjermanisë ndaj qytetarëve shqiptar në rrugëtimin e tyre europian. Ndërkohë që qeverinë shqiptare e ngeli në klasë me 9 kushtet e vendosura, në një pozitë më të përkeqësuar se në 2016 , vit kur për herë të parë ne morem rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave.
Pasi pa zgjedhje te lira dhe të ndershme si themeli i demokracisë europiane, pa reformën në drejtësi dhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, SPAK, pa proçedime penale të personave të përfshirë në vjedhjen e votave, pa luftuar krimin e organizuar e korrupsionin, pa vendimin e Gjykatës Kushtetuese për legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, pa zgjidhur krizën e thelle politike nuk mund të kemi datë për çeljen e negociatave dhe fillimin e hapjes së kapitujve që do të bënin të prekshme standartet europiane në jetën e qytetarve shqiptar.
Në këto momente kërkohet maturi dhe përgjeshmëri të qeverisë shqiptare dhe jo festë imagjinare. Kërkohet angazhim serioz dhe hapa konkretë për të përmbushur kushtet, të cilat uroj te mos shtohen deri në mbledhjen e Këshillit të BE-së më 18 tetor nga vende skeptike ndaj nesh. Plotësimi i këtyre 9 kushteve është jetik për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë në vendin tonë.