TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Palët politike në Gjermani kanë rënë dakord t’i japin dritën jeshile Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat e pranimit në BE, raporton Deutsche Welle. Vendimi zyrtar do të merret të enjten.
Më herët është raportuar se Gjermania do të mbështesë gjithashtu hapjen e negociatave me Shqipërinë, por vendit do t’i jepen një sërë kushtesh për t’u përmbushur në mënyrë që realisht të fillojë me bisedimet e pranimit. Ndërsa kur bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut, nuk përmendet asnjë kusht.
“Fakti që partitë e koalicionit kanë hapur rrugën për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një sinjal i rëndësishëm për integrimin evropian të të gjithë rajonit”, deklaroi anëtari i partisë Socialdemokratike Nezahat Baradari, raporton DW.
Qeveria gjermane është e detyruar të kërkojë miratimin e parlamentit për vendimet që lidhen me zgjerimin e BE-së. Partia e Gjelbër gjithashtu pritet të pajtohet për vendimin.
Vendimi përfundimtar është në duart e liderëve të BE dhe pritet të merret në një samit të planifikuar më 17 dhe 18 tetor të këtij viti. Liderët e Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Kroacisë tashmë kanë shprehur mbështetjen e tyre gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, raporton MIA.