AKTUALITET, 25 Shtator 2019, 20:52

Publikohet VIDEO e re nga vrasja e Santiago Malkos, si e rrethuan tre automjetet makinën e viktimës

Publikohet VIDEO e re nga vrasja e Santiago Malkos, si e rrethuan tre automjetet

Report Tv siguron video nga ngjarja ku mbeti i vdekur Santiago Malko, ku duket mjeti i viktimës dhe mjeti i autorëve që ekzekutuan ish-policin. Në video duket mjeti me të cilin ka udhëtuar viktima.

Dyshohet që në këtë ngjarje janë përfshirë 8-10 persona të cilët e kanë mbajtur Malkon nën kontroll. Video e marrë nga pamjet e sigurisë në afërsi të një lokali pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Në momentin e parë shfaqet një BMË x5 në drejtim të Santiago Malkos. Më pas shfaqet në mjet tip Volskëagen. Autori që ka ekzekutuar Malkon ka udhëtuar me një mjet tip Benz./Shqiptarja.com/